Loading…

Prototip: Treni që ‘fluturon’ në binarë gati si aeroplan udhëtarësh |PAMJE

  • 24/05/2019 | 08:39

Prototip: Treni që ‘fluturon’ në binarë gati si aeroplan udhëtarësh |PAMJE

Kina ka prezantuar prototipin e trenit maglev (magnetik levitues), i cili mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë, transmeton Gazeta Metro.


CRRC Sifang Co u Qingdaou i ka punuar qendrat testuese prodhuese për trenat maglev të shpejtësisë së madhe, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit pritet se do të fillojë me prodhim.

Prototipi me një vagon nga shiriti i prodhimit duhet të dalë në vitin 2020, dhe të kryejë vozitjen testuese prej 5 kilometrash.

Kompania në vitin 2021 duhet të kryejë testet e trenit maglev dhe të përfundojë procesin testues.

Treni i parë komercial magle është vënë në funksion në Nagoji, në Japoni, transmeton Aljazeera./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë