Në mesin e provave që Prokuroria është duke i trajtuar lidhur me shkaktarët e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, janë edhe xhirimet e kamerave të sigurisë së burgut në Prizren.
Prokurori Metush Biraj, i ka thënë KTV-së përmes telefonit, se rastin po e trajtojnë me seriozitet, dhe ka bërë të ditur se në cilësi të provave, janë marrë edhe xhirimet e kamerave të sigurisë, që janë brenda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.