Kryesia e Partisë Socialdemokrate ka emëruar Naim Jakaj për Sekretar Organizativ, në përputhje me nenet përkatëse të Statutit të PSD-së, njofton Klan Kosova.
Naim Jakaj është i lindur më 1987 dhe është në përfundim të studimeve në drejtësi.
Me përvojë në fushën e organizimit partiak, Naim Jakaj punon si këshilltar i nënkryetares së Kuvendit dhe ndihmon grupin parlamentar të PSD-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.