Loading…

PSD deklarohet për 300 profilet e rrejshme

  • 06/12/2018 | 13:07

PSD deklarohet për 300 profilet e rrejshme

Partia Socialdemokrate mohon që zyrtarët e saj kanë hapur profile të rrejshme në Facebook.


Natyra Kuqi nga kjo parti ka thënë për Gazetën Express se ato profile mund të jenë hapur prej atyre që duan ta dëmtojnë imazhin e PSD-së.

Gjatë javës është publikuar një hulumtim, sipas të cilit, partia e Shpend Ahmetit ka hapur qindra profile të rrejshme për t’i përdorë për pëlqime, shpërndarje e propagandë.

Mirëpo diçka të tillë mohon zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, në një përgjigje me shkrim.

“Partia Socialdemokrate nuk ka hapur profile të rreme. Ato ka mundur t’i hapë kushdo në emër të kujtdo”, thotë Kuqi.

Ajo shton se hapja e këtyre profileve po përdorët për të dëmtuar imazhin e Partisë Socialdemokrate.

“Pavarësisht se nuk duam të prejudikojmë se kush fshihet pas këtyre veprimeve, shihet qartë se ato po përdoren për ta dëmtuar imazhin e PSD-së”.

Kuqi thotë se zyrtarët e kësaj partie nuk janë pyetur fare para publikimit të lajmit për profilet e rrejshme.

“…Aq më tepër, që nuk pyetet fare Partia Socialdemokrate para publikimit të lajmeve të tilla, sipas normave të profesionit dhe të etikës gazetareske”.

E në artikullin e publikuar rreth profilëve të rrejshme në Facebook, 300 prej tyre janë analizuar, ku janë krijuar lidhje me zyrtarë të PSD’së.

Këto profile ishin hapur të gjitha për një periudhë kohor prej 3 ditës; me 29,30 nëntor dhe 1 dhjetor. Të njëjta njëkohësisht kishin pëlqyer brenda një ore një postim të shefit të Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë