Loading…

PSD e fshin mbishkrimin në derën e kishës në oborrin e UP’së

  • 11/06/2021 | 10:32

PSD e fshin mbishkrimin në derën e kishës në oborrin e UP’së

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë fshirë mbishkrimin në gjuhën angleze që ishte vendosur në derën e kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës.


Aty shkruhej në gjuhën angleze “Jezusi urren serbët”, derisa ende nuk dihet se kush është autori i këtij mbishkrimi. Më pas, aktivistët e PSD’së kanë shkruar “simobol i shovinizmit.

Ndryshe, serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare.

Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë