Loading…

PSD e shkruan ‘UÇK’ mbi veturën e Donika Gërvallës: Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në

  • 05/05/2021 | 13:29

PSD e shkruan ‘UÇK’ mbi veturën e Donika Gërvallës: Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në

Partia Socialdemokratike e Kosovës, ka njoftuar se i ka vendosur mbishkrimin ‘UÇK’ veturës së ministres së jashtme, Donika Gërvallës, pas deklaratave të saj të cilat u ripublikuan ku thuhet se do dërgonte dëshmi në speciale për të akuzuarit, shkruan Gazeta Metro.


PSD njoftoi për aktivitetin e tyre, duke thënë se Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është shpërfytyruar nga brenda, dhe nuk ka ku shkon pa UÇK’në.

‘’ Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës’’, thuhej në postimin e PSD’së.

Tutje, ata thanë se Qeveria Kurti po tregon se sa kushton UÇK’ja, duke thënë se këto kalkulime janë argumente të frikës dhe reaksionit.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Veturës së ministres së jashtme sot ia shkruajtëm mbishkrimin UÇK. Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në.

Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës.

Në emër të transparencës Qeveria e ka dëmtuar mbrojtjen duke deklasifikuar pagesat për avokatët. Sikur në luftë, edhe sot e njëjta këngë. Po na tregojnë sa kushton UÇK-ja. Janë shumë vesh që duan ta bëjnë kalkulimin dhe koston argument. Ky regjistër është i njëjti që para luftës na i tregonte pasojat dhe rreziqet e luftës. Këtij veshi po i fryen Kurti sot. Kalkulimi është argument i frikës, i reaksionit. UÇK-ja është e guximit, e historisë.’’/gazetametro.net

Veturës së ministres së jashtme sot ia shkruajtëm mbishkrimin UÇK. Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse…

Posted by PSD on Wednesday, 5 May 2021

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë