Partia Socialdemokrate e mirëpret dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese.
Dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese nga LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, e ka mirëpritur partia e Shpend Ahmetit.
Sipas PSD-së, kjo do ta qartësojë përputhshmërinë apo jo të Ligjit me Kushtetutën, rrjedhimisht edhe legjitimitetin e tij.
“Paradoksalja : në njërën anë kritikohet Ligji duke pretenduar se ai ndërhyn në kompetencat kushtetuese të drejtuesve të institucioneve në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkohet të ndalen të njëjtit ta firmosin marrëveshjen (lexo : Presidenti në marrëveshjen me Serbinë). Logjikja : Delegacioni Shtetëror është problemi, sepse po e pengon Presidentin në marrëveshjen me Serbinë”, thuhet në postimin e PSD-së.