Loading…

PSD i dorëzohet AAK’së: Të hënën nënshkruajnë koalicion parazgjedhor

  • 17/08/2019 | 12:10

PSD i dorëzohet AAK’së: Të hënën nënshkruajnë koalicion parazgjedhor

PSD me sa duket  është dorëzuar, për një koalicion me AAK’në, i cili pritet të nënshkruhet të hënën në ora 15:00, shkruan Gazeta Metro.


Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti të hënën pritet t’i vënë firmat në dokumentin që i bashkon në koalicion parazgjedhor.

Marrëveshja ndërmjet AAK-së dhe PSD-së është arritur të premten në mbrëmje, Klan Kosova e ka konfirmuar këtë lajm sot nga burimet e veta.

Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet të hënën në orën 15:00.

Madje një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare – Visar Ymeri i PSD-së – e ka paralajmëruar edhe para dy ditësh në Info Magazine.

“Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”, ka thënë Ymeri të enjten më 15 gusht.

Sidoqoftë, ende nuk dihet se kush do të jetë kandidat për Kryeministër i këtij koalicioni, por flitet se edhe Shpend Ahmeti ka gjasa që t’i prijë kandidaturës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë