Loading…

PSD: Lajcak tashmë është pozicionuar në anën e Serbisë, shqetësuese afërsia e Kurtit me sllovakun

  • 26/02/2021 | 13:46

PSD: Lajcak tashmë është pozicionuar në anën e Serbisë, shqetësuese afërsia e Kurtit me sllovakun

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një tjetër aksion, tani kjo ka të bëjë me veprimin e fundit të Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, transmeton Gazeta Metro.


PSD ka vendosur një hartë të Kosovës në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës, dy ditë pasi Lajcak, u shfaq në një intervistë ku krahas flamurit të BE’së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Frashër Krasniqi nga PSD’ja ka thënë se ekziston vetëm një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, dhe ajo është harta e Serbisë dhe se për ta është e pranueshme dhe shqetësuese që një hartë e tillë të përdoret edhe nga emisari i BE’së.

Krasniqi tha se Lajcak edhe kur doli gjoja për ta demantuar lajmin se nuk ishte i vërtetë, ai sërish përdori një hartë ku kufiri është vijë administrative.

“Lajcak edhe sot kur doli gjoja me përgënjeshtru paraqitjen e tij të mëhershme ku kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është vetëm administrativ, prapë e kishte përdorë një hartë ku kufiiri është vijë administrative. Ky lloj referimi Kosovës si status i paqartë dhe jo jo e shkëputur prej Serbisë po duket se nuk është i paqëllimshëm”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, më shqetësues është mosreagimi i Kurtit për këtë çështje dhe afërsia e tij me Lajcak.

“Më shqetësuese është situata kur kryeministri në ardhje, Albin Kurti ka shpreh afërsi me z.Lajcak, përkundër shteteve të tjera aleate me Kosovën, ai e ka zgjedhur z.Lajçak”, ka thënë Krasniqi.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë