Loading…

PSD paralajmëron formimin e komisionit parlamentar, për t’i hetuar punësimet partiake

  • 21/03/2019 | 14:52

PSD paralajmëron formimin e komisionit parlamentar, për t’i hetuar punësimet partiake

PSD do të formojë  një Komision Hetimor Parlamentar që do t’i hetojë punësimet në ndërmarrjet publike, transmeton Gazeta Metro.


Partia Socialdemokrate konsideron se kapja e shtetit është duke vazhduar edhe në qeverinë Haradinaj, për këtë arsye kjo parti opozitare bëri të ditur se do të formojnë një komision hetimor parlamentar për punësimet politike dhe nepotizmin në ndërmarrjet publike.

Në një konferencë për media, deputeti Dardan Molliqaj tha se fenomeni i nepotizmit i ka përcjellë të gjitha qeveritë, e ka vazhduar veçmas në këtë qeveri.

“Përmes kësaj logjike, vendi nuk do të ketë institucione të pavarura, kapja e shtetit po vazhdon. Ajo çka më shqetëson hala më shumë është se ka një theksim të punësimeve të militantëve dhe familjarëve. Ndërsa çështja e dytë është mënyra e deputetëve qysh po e adresojnë këtë çështje, ata po tentojnë ta bëjnë këtë legjitim. Deklarimet e tyre të fundit se do të punësonin të gjithë të afërmit e tyre është e rrezikshme”, tha ai, transmeton kp.

Molliqaj, mes tjerash ftoi dhe prokurorinë që të fillojë hetimet për këtë çështje.

Ndërsa, Drejtori i Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Dren Kukaj, duke përmendur zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, tha se përmes këtij shembulli kanë paraqitur dëshmi shpresëdhënëse se si përzgjidhen anëtarët e një ndërmarrje publike.

“Në në asnjë moment nuk kemi përzgjedhur anëtarët e kësaj ndërmarrje në mënyrë politike, mirëpo bashkë me anëtarë të Ambasadës Britanike dhe monitorues të BIRN-it kemi bërë përzgjedhjen e duhur”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë