Loading…

PSD vendos mbishkrime në Kishën tek UP: Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi Albin Kurti

  • 11/06/2021 | 10:46

PSD vendos mbishkrime në Kishën tek UP: Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi Albin Kurti

Aktivistë të PSD-së kanë realizuar një aksion pranë kishës së braktisur brenda kampusit të UP-së, ku kanë vënë mbishkrimin “Simboli i shovinizmit bëhet faltore: E bekoi Albin Kurti”.


“Dje në këtë objekt u mbajt një liturgji kishtare. Në mes të ditës, në mes t’ë Prishtinës, para hundëve të krejt institucioneve, simbolin e shovinizmit duan ta bëjnë faltore. Jemi këtu per një deklaratë: simboli i shovinizmit nuk mund të jetë shtëpi e zotit. Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurtë nën udhëheqjen e tyre”, thuhet në deklaratën e PSD-së.

PSD tutje ka deklaruar se objekti i kishës është ndërtuar nën masa të dhunshme.

“Të gjithë duhet ta dijnë se ky objekt është ndërtuar nën masa të dhunshme duke uzurpuar hapësirën e universitetit. Ky objekt për shumicën dërmuese të njerëzve është simbol segregimi, ky objekt brenda hapësirës se universitetit është kujtimi i një projekti për asimilimin e shqiptarëve të Kosovës. Ky objekt, bashkë me kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e tij është muze që na kujton çdo ditë se deri në çfarë hataje mund të shkojë përdorimi politik i religjionit. Megjithatë, ngjarja e djeshme duket të jetë vetëm fillimi i një procesi. Rreziku që na pret është përfshirja e këtij objekti në dialogun që po fillon. Bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur e të mbyllur në qendër të Prishtinës. Kjo nuk është rruga e bashkjetesës”, thuhet në deklaratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë