Loading…

Pse Ahmet Zogu kur shëtiste nëpër oborr dilte vetëm me nënën: Lexoni 6 fakte të padëgjuara rreth tij

  • 29/06/2021 | 19:01

Pse Ahmet Zogu kur shëtiste nëpër oborr dilte vetëm me nënën: Lexoni 6 fakte të padëgjuara rreth tij

Ahmet Zogu është një nga personalitetet më të mëdha të historisë moderne shqiptare. Edhe pse për gjysmë shekulli regjim diktatorial e komunist në Shqipëri, shumë fakte për të u shtrembëruan qëllimisht, që ndikuan në imazhin e tij negativ te shumica e shqiptarëve deri më sot, shkruan Gazeta Metro.


Atë e përshkruajnë si një figurë kontradiktore dhe mjaft komplekse, duke i ditur vetitë e tij shumë të veçanta, liderishipin por edhe paisonet e tija të rreme që kishte për sportin, konsumimi i 250 cigareve në ditë, apo që flinte shumë pak dhe ishte paranojak ndaj atentateve, që jo rrallë herë ndohën ndaj tij, përgjatë karrieës së tij politike.

Më poshtë Metro ju sjellë gjashtë fakte shumë interesante për ‘Mbretin e Shqiptarëve’. Fakte këto, shumë të çuditshme, të cilat shumë nga ju nuk i dini.

1. Zogu dilte rrallë publikisht, edhe në oborrin e tij, ai nuk ndjente siguri. Në oborrin mbretëror ai dilte i shoqëruar me nënën e tij, zakonisht të dielave duke e ditur se askush nuk e vret kur ka nënën pranë, duke iu referuar kanunit. Ai frikësohej shumë se mos po e vrisinin.

2. Pallati i Zogut ruhej nga 500 këmbësorë dhe tridhjetë kalorës. “S’kam asgjë kundër vdekjes në betejë”, thoshte ai. “Por nuk kam në plan të lejoj të më qëllojnë në mes të rrugës si qen”.

3. Zogu nuk ishte i pasionuar pas sportit por gjithsesi  nganjëherë e merrte raketën e tenisit, për t’u dukur më evropian. Ata që lavdëronin lojën e tij nuk njihnin ndonjë standard krahasimi.

4. Mbretin Shqiptar të huajt e quanin “Oxhak njerëzor”, sepse pinte duhan jashtë normles, mbi 250 cigare në ditë, shkruan Gazeta Metro.

5. Zogu dilte jashtë Tiranës vetëm një herë në vit, dhe kur e bënte këtë shpëndante informata të rreme rrugëve duke gënjyer për vendin ku do të qëndroj, nga frika se mos po i bënë diçka dikush,.

6.Shpeshherë pasi mbaronte punën ai luante e letra për para me disa prej ministrave të tij. Këto rast ai e shfrytëzonte për të  marrë  informacione informale politike. Zogu i mësonte thashethemet më të fundit nga të ftuarit e tij dhe po nëpërmjet tyre përhapte thashethemet për llogari të tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë