Loading…

Pse anglezët ngasin makinat në anën e djathtë

  • 08/02/2017 | 12:00

Pse anglezët ngasin makinat në anën e djathtë

Shumica e shteteve të botës, i kanë veturat e tyre me timonin e pozicionuar në anën e majtë të tyre.

Por në Angli, Australi, Japoni dhe disa vende në Afrikës jugore, veturat drejtohen në krahun e majtë, me timonin e vendosur në të djathtë, duke qenë se bëhet fjalë për një pakicë jo të vogël (rreth 30 përqind e drejtuesve të veturave në botë), ekziston një mendim i përbashkët se këto vende e kanë ndryshuar qëllimisht drejtimin për të dalë nga turma.

Megjithatë në realitet, nuk ishte Anglia ajo qe e ndryshoi anën e shoferit, por 70 përqindëshi tjetër i botës.

Zgjedhja për të drejtuar veturën në të majtë, e gjen origjinën e vet në dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencore/mekanik: që në Mesjetë, ushtarakët kanë qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën (e cila mbahet në anën e majtë) me dorën më të fortë, që është e djathta.

Një zakon ushtarak bëhet më pas detyrues pas kërkesave këmbëngulëse të Papa Bonifacit VIII: shekuj më vonë do të jetë revolucionari Robespier ai që do e thyejë këtë rregull, duke revolucionarizuar drejtimin e udhëtimit në shenjë proteste kundër Kishës.

Vetë Napoleoni ruajti zakonin e drejtimin të udhëtimit në të djathtë duke qenë vetë mëngjerash, përfitimet ushtarake ishin shumë të dukshme.

Shpjegimi më teknik ka të bëjë me formën e veturave të para, ku freni i dorës në fillim u vendos në pjesën e jashtme të anës së djathtë, çka bëri të nevojshme pozicionimin e timonit dhe shoferit në të njëjtën anë.

Me përparimin teknologjik, freni i dorës zhvendoset brenda në veturë, në një pozicion qendror për të inkurajuar përdorimin e dorës më të fortë (të djathtës) vendi i shoferit lëvizi në të majtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë