Loading…

Pse CD-të mbajnë vetëm 74 minuta audio?

  • 03/11/2016 | 18:59

Pse CD-të mbajnë vetëm 74 minuta audio?

Një CD standarde mund të mbajë saktësisht 74 minuta audio-incizim.

Kjo shifër e saktë ishte përcaktuar përmes një marrëveshjeje mes kompanive “Sony” dhe “Phillips” më 1980.

Por, një prej arsyeve është më interesante se që duket në shikim të parë.

Simfonia e nëntë e gjeniut të muzikës klasike, Ludwig van Beethoven zgjat saktësisht 74 minuta!

Drejtuesit e të dy kompanive e kanë parë të arsyeshme që këto kompakt disqe të kenë kapacitet të mjaftueshëm që të mbajnë një prej veprave më gjeniale të kompozitorit gjerman.

51873_10151049641508639_349662481_o

Megjithatë kjo nuk ishte e vetmja arsye që CD-të mbajnë vetëm 74 minuta incizim. Edhe aspekte të tjera industriale dhe teknike u morën parasysh krahas simfonisë së Beethowenit.

CD-ja ishte shpikur nga amerikani James Russell në vitet e 60-ta, por disku i parë u prodhua në Gjermani vetëm në gusht të vitit 1982. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë