Loading…

Pse do të paguani 5 euro më shumë sa herë të regjistroni veturën?

  • 14/07/2021 | 22:55

Pse do të paguani 5 euro më shumë sa herë të regjistroni veturën?

Qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre. Zhurmë, pritje e vonesa shkaktohen pothuajse çdo ditë në rrugët e Prishtinës.


Krejt kjo nga ngarkesa e madhe e veturave. Disa herë, është kritikuar ndotja që ato shkaktojnë dhe gjendja jo e mirë teknike.

Pikërisht, për identifikim më të lehtë të automjeteve që kanë të kryer kontrollin teknik, shoferët duhet të paguajnë shtesë 5 euro.

Sipas vendimit të Ministrisë së Infrastruktës,  qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zëvëndësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi thotë se kjo do të t’i ndihmojë Kosovës të aplikojë për karton të gjelbërt.

E kjo nuk është arsyeja e vetme. Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën këtë. Ekspertët e komunikacionit thonë se kjo pagesë po bëhet e tepërt për qytetarët, pasi që çmimi për regjistrimin e veturës u ngrit edhe vitin e kaluar.

Por ky vendim, sipas Ahmetit ka edhe anën pozitive. E se kjo mund të jetë një barrë për qytetarët e thonë edhe ekonomistët.

Jakup Bellaqa thotë se për qytetarët do të ishte me ekonomike përdorimi i transportit urban. Qytetarët që nga 1 shtatori  do të jenë të obliguar të paguajnë shtesën prej 5 euro, gjatë regjistrimit të automjeteve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë