Loading…

Pse duhet të keni një llogari në LinkedIn?

  • 22/11/2016 | 23:09

Pse duhet të keni një llogari në LinkedIn?
 
LinkedIn është rrjeti më i madh profesional në botën e internetit.
Mbi 467 milionë njerëz kanë llogarinë këtë faqe interneti, dhe  çdo ditë i bashkohen shumë përdorues të rinj, zakonisht përpunë biznesore.

Rreth një e katërta e këtyre anëtarëve hynë rregullisht në këtë rrjet interneti, por pse? Cila është vlera e vërtetë e LinkedIn? Çfarë bëjnë njerëzit këtu dhe pse e përdorin?

Ja disa nga arsyet:

1.Rrit rrjetin tuaj 
LinkedIn është si një rrjet biznesi që është në dispozicion 24/7. Është vendi ideal për t’u lidhur me kompani  biznesi. Në LinkedIn ju mund të ndani burimet tuaja me klinetë të ndryshëm apo edhe të kërkoni punë. Gjithashtu mund të bëni hulumtime rreth fushave të caktuara biznesi, të identifikoni partnerë strategjik apo edhe të krijoni mardhënie pune me këta partnerë.

2.Ekspozimi i biznesit tuaj
Në vend që të shpërnadani statuset tuaja çdo ditë nëpër rrjete sociale, ju mund të hapni një faqe në LinkedIn të dedikuar veç për produketet që shisni. Krijimi i një faqe LinkedIn për biznesin tuaj i lejon njerëzit t’iu gjejnë  dhe të ndjekin markën tuaj.  Përditësimi i statusit tuaj u ndihmonë atyre të jenë të informuar në kohë për çdo gjë rreth kompanisë suaj, për produkte të reja, për zbritje etj, transmeton gazetametro.3. Mundësi punësimi
LinkedIn është një burim i shkëlqyer për punë. Varësisht  nga interesat tuaja, ju i keni disa profile që LinkedIn ua ofron për punësim.
Ja tri mënyra për të bërë këto kërkime:

•Duke u lënë në mesazh të dhënat tuaja, për t’ua bërë të ditur se ju jeni në dispozicion dhe nëse ka nevojë për punë ju jeni kandidat i mundshëm
•Portali i veçantë për të kërkuar punë
•Vizitoni faqen zyrtare të këtij rrjeti për të njohur  kompanitë që janë më të dëshirueshme për të punuar

4. Gjeni punëtorët më të mirë
Se si të kërkojnë punë të interesuarit e sqaruam më lartë, po tani do të shqyrtojmë se si një kompani mund të gjejë vetë persona adekuatë për të punuar me ta.
Duke i përditësuar statuset e kompanisë çdo ditë, pronarët e tyre mund të shohin se cilët përdorues të LinkedIn shfaqin më shumë interes për produkete e tyre, dhe kështu shumë lehtë mund të bien në kontaktë me ta dhe t’i punësojnë. Gjithashtu është një mënyrë e etiketimit të personave të veçantë dhe t’ishprehin gjithësecili interesat e tyre.

Përmes këtij rrjeti ju mund edhe t’i bëni marketing  bizenseve tuaja, transmeton gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë