Loading…

Pse duhet të pini një gotë ujë para gjumit

  • 05/12/2019 | 22:35

Pse duhet të pini një gotë ujë para gjumit

Nëse bëni pjesë në kategorinë e njerëzve që përpara se të shtriheni për të fjetur nuk konsumoni ujë, ka ardhur koha që ta ndryshoni këtë zakon tuajin, transmeton Gazeta Metro.


Shumë prej nesh mendojnë se kanë marrë mjaftueshëm lëngje gjatë një dite dhe shmangin konsumimin e ujit, i cili në fakt duhet të jetë gjithmonë në krye të listës. Dihet që konsumimi i ujit është një nevojë bazike e trupit dhe shëndetit, veçanërisht përpara se të flini.

Ekspertët këshillojnë që gjithmonë përpara se të shtriheni për të fjetur të konsumoni të paktën një gotë me ujë. Është mëse e mjaftueshme dhe kjo do të mbajë trupin tuaj të hidratuar gjatë gjithë natës dhe njëkohësisht do t’ju ndihmojë që të flini më mirë.

Po ashtu, një gotë ujë me akull përpara gjumit mendohet se ndihmon në djegien e kalorive të tepërta, duke larguar në këtë mënyrë toksinat e dëmshme nga trupi juaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë