Loading…

Pse e vranë Enver Hadrin?

  • 01/12/2016 | 21:16

Pse e vranë Enver Hadrin?

Diplomacia e veprimtarit Enver Hadri bëri që ai të ishte pikërisht pikësynimi i serbëve për ta vrarë.

Njeriu që i qëndroi afër tërë jetën, Reshat Sahitaj, tha se arsyeja pse u vra Hadri ishte intelektualiteti i tij, të cilit serbët i frikësoheshin.

“Që në vitin 1989 kanë filluar aksionet kundër Enver Hadrit. Rezoluta e dytë e cila u aprovua kohë pas vdekjes së Enver Hadrit ishte shumë më e madhe. Kjo është arsyeja pae është vrarë Enver Hadri. Sepse ishte më me ndikim, ishte ambasadori i parë i Kosovës”, ka thënë për emisionin Rubikon në KTV.

Tentativa e dytë ishte edhe fundi i rrugëtimit të Hadrit, thekson Sahitaj.

Ndryshe, Gjykata Kriminale e Bruksleit ka shpallur fajtorë tre atentatorët për vrasjen e Enver Hadrit, në shkurt të vitit 1990. Fjala është për Božidar Spasić, Andrija Drašković i Veselin Vukotić, ish pjestarë të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror të viteve 90’ta në Serbi, e që te shqiptarët njihet si UDB’a, apo ‘udbashët’

Ata janë të dënuar me burg të përjetshëm. Dhe identitetet e tyre mund t’i shihni në foton më poshtë, transmeton Gazeta Metro.

atentatoret

Ndryshe, Bozidar Spasic (foto në mes) organizatori i atentatit, kishte bërë gropën vetes në vitin 2000 kur kishte botuar një libër, e ku pranonte se kishte qenë organizator i vrasjes së Hadrit në Bruksel. Nëse drejtësia shkon në vend, pjesën e mbetur të jetës ai do ta kalojë në burg.

Sipas autoriteteve serbe, vendimi për dënimin e tre ‘udbashëve’ nuk dihet se si është marrë, duke e pasur parasysh, se ata te tre, nuk ishin fizikisht prezent në Gjykatën Kriminale të Bruklselit, që shpalli agjentët serb të dënuar me burg të përjetshëm.

Njohës të çështjeve të sigurisë konfirmuan për Gazetën Metro se mos dorëzimi i atentatorëve të Enver Hadrit, ka të bëjë me taktizimin e Institucioneve të Serbisë, të cilat nuk dëshirojnë që “njerzit e shërbimeve të veta të trajtohen në burgje jashtë Serbisë, ku ata do të mund të ktheheshin në bashkëpuntorë të gjykatave perendimore, e që do të ndihmonin në zbardhjen e krimeve të tjera të kësaj natyre.

Enver Hadri është vetëm jnë nga aktivistët e çështjes shqiptare që u vra në Evropën Perëndimore. Për shumë aktivistë të tjerë, që janë ekzekutuar në mënyrë të ngjajshme nuk dihen personat dhe përgjegjësit e veprës, edhe pse dyshohet me bindje se ishin viktimë e UDB’së./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë