Loading…
‘Pse e zgjodhe partnerin me ngjyrë të zezë’: Linda Halimi përgjigjet ashpër |PAMJE
  • 17/06/2019 | 14:40

‘Pse e zgjodhe partnerin me ngjyrë të zezë’: Linda Halimi përgjigjet ashpër |PAMJE

Ajo kishte nxitur debat të madh publik me vendimin e saj për të marrë për burrë një partner me ngjyrë, ndërsa ka vendosur që një herë e mirë t’u përgjigjet pikëpyetjeve për këtë, transmeton Gazeta Metro.


Këngëtarja Linda Halimi, ishte njohur me bashkëshortin e saj Edëard në Kosovë, ndërsa çifti vendosën të martohen dhe të nisin familje bashkë.

Por edhe lindja e vajzës së tyre Kaimanas, kishte nxitur në Kosovë gjuhë urrejtjeje dhe racizëm nga publiku, ndërsa së fundmi, këngëtaren një ndjekës e ka pyetur se pse zgjodhi një njeri me ngjyrë!

“Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në vitin 2019-të, akoma jeton me injorancë dhe mosdije. Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shoh përtej oborrit. Nuk kam zgjedhur të zi apo të bardhë, kam zgjedhur njeriun që dua”, ka sqaruar Linda.

“Ndodhi që ai i takonte një etniteti ndryshe”, ka thënë ndër të tjerash ajo.

Përgjigjen e plotë e gjeni në imazhin më poshtë:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë