Loading…
Pse ekspozita për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftë, nis në dhomë të errët me një zë që rrëfen?
  • 14/05/2019 | 19:46

Pse ekspozita për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftë, nis në dhomë të errët me një zë që rrëfen?

Ekspozita “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë nis në një dhomë të errët ku në sfond dëgjohet një zë që rrëfen, transmeton Gazeta Metro.


Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka treguar në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar se çfarë mesazhi kanë dashur të përcjellin.

“Në fakt, ky është një element i ekspozitës që është një rrëfim rrëqethës i një personi që ka qenë fëmijë në kohën e luftës dhe i cili për fat të mirë ka mbijetuar me nënën e tij”.

“Bëhet fjalë për Gramoz Berishën i cili i ka mbijetuar Masakrës së Suharekës dhe që ka pasë tetë vjet atëherë. Edhe Gramozi ka qenë fëmijë, por ka arritur të mbijetojë”.

“Ky është rrëfimi i shkurtër i tij se çfarë ka përjetuar më 26 mars të vitit 1999 kur dhjetëra fëmijë së bashku me familjet e tyre janë vrarë në mënyrë makabre në Suharekë. Trupat e tyre janë bartur me kamion ku në mesin e atyre trupave ka qenë vet Gramozi, rrëfimi i të cilit dëgjohet në sfond, nëna e tij, gruaja e axhës dhe trupa të tjerë të pajetë”.

Por, çfarë simbolizon dhoma e errët në këtë ekspozitë?

“Ne kemi dashur që në këtë dhomë të errët vizitorët të thellohen, të dëgjojnë rrëfimin e  Gramozit dhe të mos shohin asgjë tjetër në mënyrë që të ndjenjë më mirë rrëfimin”.

“Ndoshta kjo errësirë asocion pak me kamionin ku ishin vendosur trupat e pajetë të të vrarëve ku ishin gjithashtu edhe Gramozi më nënën dhe gruan e axhës”.

Blakaj ka thënë se ndonëse kanë kaluar 20 vjet pas luftës drejtësia për krimet e luftës nuk ka shkuar në vend.

“Për fat të keq, të dhënat tregojnë që shumica dërmuese e viktimave dhe familjarët e tyre edhe 20 vjet pas krimeve nuk kanë parë drejtësi”.

“Shumica e atyre që kanë kryer krime të tmerrshme nuk janë ulur asnjëherë në bankën e të akuzuarve dhe nuk janë përgjigjur për krimet e bëra”.

Në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”  janë ekspozuar eksponatet e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në periudhën kohore 1998-2000.

Çfarë mesazhi mbart ky titull i ekspozitës shumë emocionale?

“Kemi pasë një ekip të jashtëzakonshëm të profesionistëve që e kanë përgatitur këtë ekspozitë duke filluar nga kuratorja e cila ka bërë një punë të mrekullueshme”.

“Kuratorja ka sjellë idenë për këtë ekspozitë dhe ideja e saj edhe është realizuar. Fillon si një përrallë “na ishte njëherë” sepse të gjitha përrallat fillojnë ashtu dhe këtu janë të ekspozuar gjësendet e fëmijëve gjithashtu në një dhomë nga xhami”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë