Arsyeja që i shtynë kosovarët për të emigruar jashtë shtetit zakonisht është standardi i ultët i jetesës.
Kosova ka një shkallë të lartë të papunësisë. Sipas një raporti nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është 35 për qind. Kjo është edhe arsyeja që të rinjt kosovarë nuk hezitojnë ta lëshojnë vendin në mundësinë e parë që u jepet, transmeton gazetametro.net.
Ndër vendet që aplikohen më së shumti për të emigruar janë Gjermania dhe Kanada.
Gjermania si vendi më i pasur i Europës, është caku i shumë të rinjëve kosovarë për të punuar. Ky vend i ka rezistuar shumë herë krizës ekonomike. Në Gjermani shancet për të punuar janë shumë të mira, dhe rrallëherë tregu ozupohet nga renia ekonomike, andaj edhe preferohet shumë nga qytetarët e Kosovës e vendeve tjera të varfëra. Së fundi Gjermania është në kërkimin e mjekëve dhe inferierëve të diplomuar, jo veç kosovarë por nga e gjitha bota.
Edhe Kanada është një nga vendet që preferohet për të jetuar atje. Si vendi i preferuar për emigrantë, ky shtet për aq sa kohë sa jeni një person i aftë dhe i gatshëm për të punuar, punëdhënësit do t’ju marrin në punë, nëpër bizneset e tyre, dhe pastaj ju lejohet edhe të banoni atje.
Ky shtet ofron mundësi të panumërta për punëtorët e kualfikuar nga çdo cep i botës. Një punë me paga të larta, norma e ulët e taksave dhe shërbimet shëndetësore me cilësi të lartë dhe të arsimit, e bëjnë Kanadanë vendin më të mirë në botë për të jetuar.
Përveç këtij motivi për të emrigruar jashtë vendit ka arsye edhe të tjera. Njëra ndër këto mund të jetë edhe studimi. Austria, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet që kërkohen nga studentët kosovarë e të huaj për të studiuar, për shkak të standardit të lartë studiues dhe mundësive të mira për punësim.
Kosova ende nuk ka të drejtë të lëvizë lirshëm nëpër botë, mirëpo me anë të ndërmjetsuesëve shumë studentë dhe punëtorë të kualifikuar e shfrytëzojnë mundësinë e lëvizjes,me vetëm plotësimin e disa kushteve. /gazetametro.net