Për disa orë gjatë ditës së djeshme, Facebook, WhatsApp, Instagram dhe aplikacione të tjera të lidhura nën umbrellën e Facebook, dështuan, shkruan Gazeta Metro.
Kur aplikacionet e përdorura nga miliarda njerëz në mbarë botën u mbyllën, jeta u ndërpre, bizneset u ndërprene dhe disa punonjës të Facebook u mbyllën në zyrat e tyre.
Facebook së bashku me aplikacionet që janë të lidhura me të si Instagram e WhatsApp, ishin të paqasshëm për përdoruesit të hënën, duke nxjerrë një platformë jetike komunikimi të përdorur nga miliarda njerëz dhe duke treguar se sa e varur është bota nga një rrjet i vtëm social.
Aplikacionet e Facebook – të cilat përfshijnë Instagramin, WhatApp-in, Messengerin dhe Oculus – filluan të shfaqin mesazhe gabimi dhe më tutje dolën jashtë funksionit për pak minuta – e kjo zgjati disa orë.
Më shumë se 3.5 miliardë njerëz në të gjithë botën përdorin Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp për të komunikuar me miqtë dhe familjen, për të shpërndarë mesazhe politike dhe për të zgjeruar bizneset e tyre përmes reklamave dhe komunikimit.
Facebook tha se fajtori për këtë ndërprerje ishin ndryshimet ne infrastrukturën e tij themelore të internetit që koordinon trafikun midis qendrave të tij të të dhënave. Kjo ndërpreu komunikimet dhe u shfaq në qendrat e tjera të të dhënave.
Facebook përfundimisht rivendosi shërbimin pasi një ekip mori qasje në kompjuterët e tij server në një qendër të të dhënave në Santa Clara, Kaliforni, thanë tre persona me njohuri për këtë çështje. /gazetametro.net