Loading…

Pse ish-ambasadori i ShBA’së në Kosovë po thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi është larg

  • 18/11/2021 | 22:52

Pse ish-ambasadori i ShBA’së në Kosovë po thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi është larg

Diplomati amerikan si dhe ish-ambasadori i ShBA’ve në Kosovë, Greg Delawie, po thotë se konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë është larg zgjidhjes. Ndërsa ndryshe, nga ky diplomat, kryeministri  Kurti është shprehur optimist se marrëveshja me Serbinë do të kryhet gjatë mandatit të tij, për këtë sot nga ambasada e ShBA’ve u tha se gjatë këtij mandati të përmbyllet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Por në praktikë një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve nuk po shihet gjëkundi, kjo duke iu referuar takimeve të delegacioneve në Bruksel të cilët kanë dallime të thella, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Twitter Delawi para disa ditëve ka thënë se vetëm par pakë jave në kufirin Kosovë-Serbi janë vendosur nga ana e Serbisë ushtarë në zonat kufitare si kërcënim.

Ai shtoi se me siguri se konflikti Kosovë-Serbi, është lar zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve nga amerikanët dhe europiant. Këtë ai po e sheh si realitet, shkruan Gazeta Metro.

“Serbia ende nuk e njeh #Kosovën dhe vetëm pak javë më parë vendosi ushtarët e saj në zonën kufitare si kërcënim. Konflikti është larg zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga unë dhe amerikanë dhe evropianë të tjerë gjatë shumë viteve. Realiteti.” ka shkruar Delawi.

Megjithatë deri më tani nuk kemi parë një afrim mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket qëndrimeve lidhur me kërkesat e të dy palëve për një arritje përfundimtare të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Këtë më se miri e tregon vizita e kryenegoiciatorit të Kosovës Bisnik Bislimit në Bruksel, ku u takua me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE’së, Miroslav Lajçak, por jo edhe me kryenegociatorin i Serbisë,Petar Petkovic, e kjo po tregon se nuk ka një përafrim të qëndrimeve.

Gjatë ditës së djeshme zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka pasur takim me Mirosllav Lajcak, por jo edhe me palën serbe. Nuk po arrihet akoma që të zhvillohet një takim tri palësh. Kjo për faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të kundërta lidhur me temat që mund të diskutohen në takim.

Çështja për të cilën palët u përplasën në Bruksel është ajo e ‘Zajednicës’ ose Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që pala kosovare nuk pranon të jetë pjesë e agjendës së bisedimeve. Pala kosovare tha, se tema kryesore duhet të jetë ajo e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Ndërsa, delegacioni serb doli me një komunkatë për medie, ku thuhet se ata kanë shkuar në Bruksel për të folur për Asociacionin dhe shtohet më tutje se “varet nga Prishtina nëse do të ketë takim tri palësh në Bruksel: BE – Kosovë – Serbi.

Por duhet theksuar se sot gjatë ditës, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku i është bërë e qartë Kurtit dhe Bislimit se marrëveshjen me Serbinë të përfundoj gjatë këtij mandati.

“Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zv. Bislimi sot për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë planet për të realizuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit. Progres i vërtetë”, ka shkruar Nicholas Giacobbe.

Se a pritet ndonjë ndryshim në qasjen e Kosovës karshi dialogut, duhet pritur të shihet se cila do të jetë oferta e Kosovës në këto bisedime, ose cili do të jetë plani i qeverisë Kurti përballë palës dhe qeverisë serbe e cila insiston në krijimin e ‘Zjednicës’./gazetametro.net

Nga Ambasada e SHBA’së i shkojnë Kurtit në zyre: Ia bëjnë të qartë, marrëveshja me Serbinë të kryhet në këtë mandat

 

Kurti optimist: Thotë se marrëveshja me Serbinë do arrihet gjatë mandatit të tij

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë