Loading…

Pse janë shtuar rastet e reja? Flet drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë

  • 06/07/2022 | 17:53

Pse janë shtuar rastet e reja? Flet drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, në emisionin Frontal të t7, ka folur rreth situatës së krijuar së fundmi në Kosovë, ku u shënua rritje e madhe e rasteve të reja me COVID-19. Ai tha se lufta krysore për pandeminë është vaksinimi i popullsisë.


Sadiku tregoi edhe pse u shtua numri i rasteve të reja me koronavirus.

“Ne i kemi 45 për qind të qytetarëve të vaksinuar. Me dozën e tretë janë mbi 100 mijë, numër shumë i vogël. Kur fillojnë të rriten numrat kudo nëpër vende, ku numri i të pavaksinuarve që s’kanë imunitet kanë shanca më shumë të bien në kontakt me njerëzit e infektuar dhe menjëherë infektohen. Kemi parë që përhapja është shumë e madhe, sidomos e variantit Omicron”, tha Sadiku.

Ai tregoi edhe disa nga arsyet e mundshme për rritjen e numrit të rasteve me këtë virus.

Sadiku nuk e mohoi mundësinë që Kosova të hyjë në një fazë të re të COVID-19, duke thënë se rritja e numrit të rasteve rrezikon paraqitjen e varianteve tjera.

“Mund të hyjmë në një fazë tjetër të COVID, por nuk besoj që do të jetë më e keqe sepse një numër i madh i qytetarëve e kanë kaluar sëmundjen dhe ka imunitet natyror, por rritja e numrave të rasteve në nivel global rrezikon paraqitjen e varianteve dhe mutacioneve dhe ndryshimet që i bën virusi, e që janë më rezistente ndaj vaksinës”, ka thënë ai në t7.

Ai tha se po bie efekti i vaksinësn antiCOVID, por po punohet në një variant tjetër.

“Po bëhen ndryshime në vaksinë, sepse konsiderohet se po bien efektet e vaksinës. Në vjeshtë po pritet të bëhet një variant tjetër të vaksinës, që do të përfshijë më shumë variante të SarsCov-2. Edhe ne në Kosovë duhet të jemi më të vëmendshëm”, deklaroi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë