Loading…

Pse jeni të lodhur vazhdimisht, edhe pasi keni fjetur 7-8 orë

  • 14/09/2021 | 08:26

Pse jeni të lodhur vazhdimisht, edhe pasi keni fjetur 7-8 orë

Ka shumë arsye pse mund të ndiheni të lodhur, edhe nëse zakonisht flini për 7-8 orë. Nëse e ndjeni veten kështu, është e rëndësishme të zbuloni shkakun. 


Mos e ka fajin gjendja juaj e humorit? Kjo mund të jetë e vështirë të kuptohet – a jeni të trishtuar sepse jeni të lodhur apo jeni të lodhur sepse jeni të trishtuar? A jeni në ankth sepse nuk keni energji dhe nuk mund të bëni gjithçka apo mungesë energjie sepse jeni në ankth? Ju mund të keni nevojë të flisni me një psikoterapist lidhur me këtë çështje.

Sidoqoftë, një pjesë e punës është identifikimi i shkaqeve të tjera të lodhjes. Kështu që, le të shohim disa prej tyre më poshtë:

Dieta

Këtu janë shkaktarët e zakonshëm që lidhen me atë që hani dhe pini.

Hani shumë pak: Disa njerëz ndjekin dieta të rrepta ose anashkalojnë vaktet sepse janë të zënë. Kini kujdes: Mungesa e ushqimit mund t’ju lodhë. Ushqimi është energji.

Hani shumë pak karbohidrate (ose shumë): Përsëri, ushqimi është energji dhe përfshin karbohidrate të shëndetshme. Nëse shpesh e anashkaloni mëngjesin, provoni të konsumoni diçka të shëndetshme dhe shihni nëse ndiheni më mirë në mes të mëngjesit sesa zakonisht.

Disa njerëz e teprojnë me karbohidrate si patate të skuqura ose bukë, të cilat gjithashtu mund të çojnë në lodhje.

Bëni ushtrime pa u ‘furnizuar’ fillimisht: Nëse nuk konsumoni mëngjesin dhe vraponi në palestër, mund të lodheni shumë lehtë më pas.

Dehidratim

A keni diarre? Ndoshta jeni duke humbur ujë, gjë që mund të çojë në dehidratim. Po kafja? Provat e fundit sugjerojnë se sasi të moderuara të kafeinës nuk janë dehidratuese, por ju mund ta teproni. Shumë kafe mund t’ju sjellin probleme.

Hekuri i ulët

Duke pasur shumë pak hekur në dietën tuaj mund të shkaktojë lodhje, veçanërisht nëse përfundoni me anemi, një gjendje kur keni shumë pak hemoglobinë ose jo mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Me anemi, qelizat e trupit tuaj nuk kanë mjaftueshëm oksigjen. Mund të keni lëkurë të zbehtë, dhimbje koke, marrje fryme ose marrje mendsh.

Cilësia e gjumit

Edhe nëse kaloni mjaft kohë në shtrat, mund të përfundoni të lodhur për shkak të cilësisë së dobët të gjumit. Ja çfarë kontribuon në cilësinë e ulët të gjumit.

Orari i parregullt: Mënyra më e mirë për t’u ndjerë të shplodhur është të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë. Nëse keni orare të çregullta gjumi mund të keni probleme me lodhjen.

Apnea e gjumit: A gërhisni? Kjo është një shenjë se keni apnea të gjumit, një gjendje në të cilën gjumi juaj prishet me intervale kur jeni duke marrë frymë. Ju nuk zgjoheni plotësisht – por përfundoni me një gjumë të cekët, më pak qetësues.

Ne priremi të mendojmë se apnea e gjumit është një problem vetëm për burrat që gërhasin me zë të lartë dhe bien në gjumë gjatë ditës. Por gratë gjithashtu mund të kenë apnea të gjumit.

Dhoma gjumi të zhurmshme: Edhe nëse nuk zgjoheni, trupi juaj regjistron zhurmë ndërsa jeni duke fjetur. Njerëzit të ekspozuar ndaj zhurmës së trafikut të natës kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje të zemrës dhe të marrin ilaçe për gjumë, gjë që nuk ua kthen cilësinë e gjumit plotësisht. Pse? Zhurma ju mban në pjesën më të cekët të ciklit tuaj të gjumit dhe shkurton periudhat e mëvonshme kur pulsi dhe ritmi i frymëmarrjes ngadalësohen dhe ëndërroni.

Shkaqe të tjera përfshijnë: mungesën e aktivitetit fizik, humbjen e dëgjimit etj.

Probleme të tjera mjekësore

Është e rëndësishme të flisni me mjekun për lodhjen tuaj sepse mund të jetë një çelës për diçka tjetër. Sëmundjet e zemrës, hipotiroidizmi, diabeti, hepatiti dhe sindroma e lodhjes kronike mund të shkaktojnë lodhje të vazhdueshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë