Qeveria e Kosovës është duke hezituar që ta hap një zyre doganore në Portin e Durrësit, pasi sipas tyre implikimet buxhetore që ka ky projekt.
Kjo zyre ishte e paraparë që të fillonte punën në dhjetor të vitit të kaluar, por një gjë e till nuk ka ndodhur.
Përmes kësaj zyre doganore të gjitha mallrat që kanë destinacion Kosovën do t’i kryenin procedurat doganore në Portin e Durrësit, shkruan sot Koha Ditore.
Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë për gazetën se janë të përkushtuar që këtë proces ta rrumbullakojnë në kohë optimale, por nuk kanë dhënë detaje më shumë rreth tij.