Loading…
Pse mishi i pulës është aq i dëmshëm sa mishi i kuq
  • 13/06/2019 | 20:01

Pse mishi i pulës është aq i dëmshëm sa mishi i kuq

Nëse keni hequr dorë nga mishi i kuq me shpresën e uljes së kolesteriolit, sigurohuni që nuk jeni duke e zëvendësuar atë me mish pule. Një gjoks pule i pjekur në skarë, duket më i shëndetshëm se një biftek i skuqur me lëng, por kjo nuk është e vërtetë.


Studimet kanë treguar se efektet e mishit të kuq, janë të barabarta me atë të mishit të bardhë, në sasinë e proteinave dhe kolesterolit.

Studimi u realizua përmes një eksperimenti me të rritur të shëndetshëm nga mosha 21 vjeç deri në moshën 65-vjeç, të cilave iu lejua të hanin mish të kuq, të bardhë dhe proteina bimore, në një periudhë 4-javore.

Pritshmëritë e këtij studimi ishin që mishi i kuq të kishte efekt më të dëmshëm në nivelin e kolesterolit në gjak sesa mishi i bardhë, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Efektet e kolesterolit janë rezultuan identike, kur nivelet e yndyrave të ngopura janë ekuivalente.

Studiuesit zbuluan se proteinat e bazuara në bimë si fasulet dhe bishtajoret janë deri tani mundësitë më të shëndetshme për kolesterolin në gjak.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë