Zyra Ovale është një nga zyrat më të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë. E historia ka treguar se të gjithë presidentët kanë ndërruar në këtë zyrë diçka.
Nuk është vetëm presidenti Donald Trump që ka ndërruar perdet që kishte vendosur Obama.
Përmes disa fotografive, mund ta shihni se çfarë ngjyrash preferonin presidentët si Kenedy, Regan dhe Clinton.
Ngjyra e artë dhe e hirtë kanë dominuar përgjatë historisë në perdet e Zyrës Ovale. Por, pyetja që mund të bëjmë shpesh është se pse e bëjnë këtë presidentët amerikanë.
Sipas citimeve në mediat amerikane thuhet se bëhet thjeshtë për çështje shije, por ekzistojnë edhe mendime konspirative që thonë se ky shihet si një ogur i mirë nga presidentët për një nisje të mbarë dhe ndryshe nga paraardhësi i tij./gazetametro.net
Zyra ovale gjatë presidencës së Ronald Regan
Zyra ovale gjatë presidencës së JF Kenedy’t
Zyra ovale gjatë presidencës së Clinton
Zyra ovale gjatë presidencës së Obama’s
Zyra ovale gjatë presidencës së Trump