Loading…

Pse ndryshon data e Bajramit?

  • 10/05/2021 | 22:17

Pse ndryshon data e Bajramit?

Shumë myslimanë festojnë Bajramin duke kaluar kohë me të dashurit e tyre, duke bërë pjata unike për këtë ditë të veçantë dhe duke u lutur për pranimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.


Kjo është një mënyrë për të treguar mirënjohje, për të kujtuar Ramazanin dhe veprat bamirëse që bëjnë shumë myslimanë gjatë Ramazanit.

Çfarë është Ramazani dhe pse myslimanët agjërojnë?

Ramazani është një nga ‘Pesë Shtyllat e Islamit’, një akt adhurimi që mëson durim, këmbëngulje dhe bamirësi. Është muaji në të cilin myslimanët gjejnë kohë për adhurim ndaj Zotit.

Shumë myslimanë agjërojnë për t’u shkëputur nga zakonet e këqija si dhe ndjekin mësimet e Islamit, i cili shihet si një obligim ndaj Zotit.

Sidoqoftë, disa njerëz nuk e kanë obligim agjërimin, të tillë si të moshuarit, gratë shtatzëna, ata që janë të paafta fizikisht ose mendërisht, ata që nuk kanë arritur ende pubertetin dhe gratë që mund të jenë me menstruacione. Ramazani zhvillohet për 30 ditë, kohë gjatë së cilës myslimanët nuk duhet të hanë ose pinë midis agimit dhe perëndimit të diellit.

Kur është Bajrami dhe pse ndryshon data e tij?

Nuk ka një datë të caktuar për Fitër Bajramin. Këtë vit muaji i shenjtë i Ramazanit filloi në 12 Prill, që do të thotë Bajrami potencialisht do të jetë me 13 Maj.

Kjo është llogaritur në përputhje me shikimin e hënës së re dhe është njoftuar në mënyrë tipike nga Xhamia lokale ose komiteti i shikimit të hënës në Arabinë Saudite.

Çdo vit kalendari hënor islamik është më i shkurtër se kalendari diellor me 10-12 ditë dhe zakonisht Bajrami dhe Ramazani rrotullohen dhe festohen në stinë të ndryshme të vitit.

Sidoqoftë, afatet dhe datat e sakta ndryshojnë nga vendi në vend, varësisht nga vendndodhja gjeografike.

Bajrami është një festë veçantë për shumë myslimanë, festë ku shumë njerëz mblidhen me të dashurit e tyre, ndajnë kohë por edhe dhurata për njëri-tjetrin.

Myslimanët zgjedhin veshjen e tyre më të mirë gjatë kësaj kohe dhe duan që të duken shumë bukur pasi besohet se Profeti Muhamed, vishte mantelin e tij më të mirë për të përkujtuar këtë ditë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë