Loading…

‘Pse nuk zgjidhet një emër i madh në krye të reprezentacionit’ – Ejupi me Hasin: Sa me fat që të kemi, e sa të mjerë që s’ta dimë vlerën 

  • 30/11/2023 | 17:21

‘Pse nuk zgjidhet një emër i madh në krye të reprezentacionit’ – Ejupi me Hasin: Sa me fat që të kemi, e sa të mjerë që s’ta dimë vlerën 

Biznesmeni Remzi Ejupi deri vonë pronar e investitor i klubit më të madh të futbollit kosovar, Prishtina, e bëri me dije thjeshtë se kombëtarja e Kosovës dhe futbolli kosovar ka ku të shohë për lidership e shembull suksesi, që po shpërfillet qëllimisht nga udhëheqësi i tanishme, transmeton Gazeta Metro.


Ejupi në një shkrim në llogari personale ka komentuar edhe krizën e rëndë të futbollit kosovarë që po shpërfaqet kohëve të fundit me spektakël dështimet në menaxhimin e kombëtares dhe e fundit me mos pranimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nga UEFA për gara europiane.

“Zgjedhja e trajnerit vazhdon të jetë njëri nga minuset më të mëdhenj dhe problemet kryesore të Kombëtares së Kosovës. Gabimi besoj se ka filluar qysh në ditën kur u largua ai që e krijoi këtë skuadër, arkitekti i saj, Albert Bunjaki, pa ju dhënë mundësia që ta tregojë veten. Të gjithë ata që erdhën pas tij ishin trajnerë pa asnjë histori suksesi dhe gati gati anonimë për futbollin tonë. Se si zbarkuan ata në vendin tonë, duhet kërkuar përgjigje nga përgjegjësit. Ata duhet të tregojnë edhe se kush ishte “mësit” për ardhjen e tyre!”

Çështjes së trajnerit iu qas së pari Ejupi në shkrimin e tij duke u fokusuar tek trajneri i kombëtares dhe një emër i pashmangshëm i tregimit të suksesit kosovar e shqiptar.

“E tash, kur kemi mbetur pa trajner dhe kur përmenden emra të ndryshëm “për hava”, shtrohet pyetja: përse nuk zgjidhet një emër i madh e me sukses e me bagazh të pasur si Besnik Hasi në krye të reprezentacionit tonë???”.

Nuk i shmanget shtjellimit të problemit dhe burimit të krizës, në federatën e futbollit dhe kreun e saj tashmë famëkeq.

“Motivi kryesor është ndjenja e inferioritetit karshi kujtdo që ka arritur sukses në jetë nga të pasuksesshmit drejtues të futbollit kosovar. Presidentit tonë i vlen më shumë dhe i shkon për shtati një trajner anonim që të dominohet dhe të kontrollohet prej tij në çdo gjë, në çdo aspekt, madje edhe në zgjedhjen e futbollistëve, pa e marrë parasysh dëmin e madh që ia ka bërë futbollit tonë me injorancën dhe keqdashjen e tij”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë