Loading…

Pse Rama tërhoqi vëmendjen me veshje tek mediat në Serbi?

  • 13/07/2017 | 19:57

Pse Rama tërhoqi vëmendjen me veshje tek mediat në Serbi?

Rama vijon të bëjë një lloj shock-u kulturor në Serbi. Tek publiku i gjerë serb, i cili ka një imazh të caktuar nënvlerësues për shqiptarët, Rama vijon shfaqjet e veta që ende bëjnë përshtypje.


Në fillim sfidon Aleksandër Vuçiç, ku i kërkon që ta njohë Kosovën mu në shtëpinë e vet. Pastaj ai publikon librin “Kurban” dhe dhjetëra qytetarë, në veçanti femra, e ndjekin për autografe dhe për të bërë foto me të në Beograd.

Pastaj, në samitin e naftës, ai në mes të presidentit Aliyev dhe presidentit turk Erdogan, ngjan si një anekdodë të cilën e ndjek me një buzëqeshje të ngrirë Vuçiç, i cili rastësisht qëndron në një karrige më të ulët se Rama.

Të gjitha këto shfaqje sfiduese të shqiptarit Rama e turbullojnë vetëdijen e qytetarit serb, që është mësuar t’i shohë shqiptarët si inferiorë, ndërsa tashmë shohin si kryeministri i tyre sfidon rregulloren e veshjes, protokollin…edhe shefin e tyre të shtetit, Vuçiç, i cili është i zgjuar, por është gri…

A e dini kush e ndihmon Edin në këtë show kulturor? Vetë mediat serbe, të cilat janë të tipit tabloidar, dhe që përpiqen për ta nxjerrë në dritë të keqe.

Por, në fakt, e vendosin atë në qendër të vëmendjes, duke e bërë edhe më popullor në Serbi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë