Loading…

Pse s’do të ketë dialog mes Serbisë e Kosovës para pranverës, sipas Latifit

  • 08/12/2021 | 21:59

Pse s’do të ketë dialog mes Serbisë e Kosovës para pranverës, sipas Latifit

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se s’do të ketë dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë para pranverës së ardhshme. Në emisionin Pressing në T7, Latifi ka numëruar tre arsye për një gjë të tillë.


“Asociacioni nuk bëhet për me ia plotësuar një dëshirë Serbisë por për qytetarët serbë të Kosovës dhe duhet të krijohet një platformë për dialog me serbët e Kosovës. Do të thotë, duhet t’i pyesim ata se çfarë Asociacioni po duan dhe a është e mundur ajo që ata po e kërkojnë”, thotë Latifi.

“BE për mendimin tim është duke e zbatuar një diplomaci të forcës. Diplomacia e forcës nënkupton që presioni duhet të bëhet te pala e dobët, në këtë rast jemi ne”, thekson Latifi.

“Është situatë e standardeve të dyfishta që po i zbaton BE në raport me Kosovën. Kosovës s’po i afrohet asgjë në dialog”, shtoi ai.

‘Në situatën e tanishme, unë konsideroj se dialogu nëse nuk ka vdekur krejtësisht është në pikën më të ulët të tij dhe nuk pres deri në pranverë ndonjë zhvillim të rëndësishëm”, shton Latifi.

Pse?

“E para Serbia ka zgjedhje në prill dhe Vuçiq nuk është i interesuar fare të shpreh as vullnetin e mirë me bo ndonjë lëshim kushimisht Kosovës dhe do me përcjell kartën nacionalistë të Kosovës për vota, në Francë kemi zgjedhje dhe Macron s’ka kohë të merret me problemet e Ballkanit e aq më pak me dialogun Kosovë-Serbi. Pas ikjes së Merkelit nga pushteti, BE ka mbetur pa të vetmin njeri i cili ka pasur një lloj pushteti moral. Sot BE është një klub i shteteve që përpiqen mi përdor mekanizmat e BE’së për interesat personal”, shpjegoi Latfi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë