Loading…

Pse stresi mund të jetë i mirë, i shëndetshëm dhe produktiv?

  • 13/10/2021 | 23:56

Pse stresi mund të jetë i mirë, i shëndetshëm dhe produktiv?

Stresi është bërë një tipar përcaktues i shekullit të 21-të, duke kontribuar në krizën e shëndetit mendor.

Psikologët kanë dëshirë të ju armatosin me njohurinë se disa strese mund të jenë të mirë, të shëndetshëm dhe produktivë. Sipas tyre, ky lloj stresi quhet eustres dhe pa këtë jeta do të ishte e shurdhër dhe e pakuptimtë.

Ekziston ky perceptim që stresi është gjithmonë i keq për trurin, por nuk është e vërtetë. Përgjigja juaj ndaj stresit është thelbësore për mbijetesën tuaj. Ajo ngrit performancën tuaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme për gatishmërinë dhe ju përgatit që të përshtateni me gjërat e ardhshme që vijnë së bashku.

Pra, përqafimi i më shumë situatave që janë të frikshme, por nuk paraqesin ndonjë kërcënim serioz si fjalimi që do mbani në publik, intervistat e punës, inkurajohen fuqimisht, dhe se është e mundur që të shndërrohet shqetësimi në eustress-it duke rafinuar situatat stresuese si sfida pozitive dhe të korrni përfitimet.

Pra, sa ju stresoheni dikton fiziologjinë e përgjigjes ndaj stresit.

Duke rafinuar vetë situatën, psikologët thonë që ju mund të shikoni përgjigjen tuaj dhe të përdorni atë që quhet “pranim emocional”: mos u përpiqni të modifikoni emocionet, lërini të qeta, ato janë atje për një arsye. Nëse kjo po shkon drejt ndërgjegjes: që jini në ato momente, merrni ato si përvoja.

Mësohuni me emocionet tuaja dhe mësoni të jetoni me ta dhe të jeni më shumë pranues i tyre sesa të përpiqeni t’i mbijetoni atyre.

Pragjet e stresit të disa njerëzve janë më të larta se të tjerët, kjo varet nga gjenet, historia e jetës, çfarë ndodhi kur ishte në barkun e nënës, apo qarku ne trurin tuaj. Shumë nga këto gjëra janë jashtë kontrollit tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë