Loading…

‘Pse të shkojë ?Për t’u fotografuar’: Presidenti Pendarovski ka këshilluar kryeministrin Kovacevski të mos shkojë në samitin e BE’së

  • 22/06/2022 | 13:57

‘Pse të shkojë ?Për t’u fotografuar’: Presidenti Pendarovski ka këshilluar kryeministrin Kovacevski të mos shkojë në samitin e BE’së

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski vlerëson se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk duhet të shkojë të enjten në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet para takimit të Këshillit Evropian, në të cilin duhet të merret vendim nëse do të fillojnë negociatat inkuadruese të BE-së me Maqedoninë e Veriut.


Sipas Pendarovskit, Kovaçevski nuk ka çfarë të kërkojë në Bruksel, veçanërisht që në takimin e djeshëm të ambasadorëve të vendeve-anëtare të BE-së, pala bullgare ka dhënë kërkesa të reja për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut ka raportuar Koha.mk

“Unë e këshilloj kryeministrin të mos shkojë në Bruksel. Para disa ditësh kemi biseduar në këtë temë dhe këshilla ime ishte se nëse kësisoj zhvillohen punimet dhe nëse bullgarët dje i kanë dorëzuar pesë kërkesa, atëherë çfarë kërkon kryeministri atje vetëm për t’u fotografuar? Paramendoni, samit BE-Ballkani Perëndimor kur i gjithë rajoni, ne para së gjithash, nuk kemi progres, vetëm të fotografohemi”, tha Pendarovski në intervistën e djeshme për TV24.

Presidenti thotë se nënçmime të tilla çfarë kemi pasur këto dy vite nga Bullgaria nuk i kemi përjetuar për 20 vite negociata me Greqinë.

Tre liderët e vendeve të përfshira në Ballkanin e Hapur, Dimitar Kovaçevski, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama, paralajmëruan se pas konsultimeve të ndërsjella vendosën se do të marrin pjesë në samitin por se shkojnë me pak optimizëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë