Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka ndarë rrëfimin e tij ku tregon për kohën të cilën ish-shefi i tij tashmë e kalon në burgun e Hagës.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se ish-krerët e UÇK’së kanë refuzuar ta takojnë atë.
‘’ Pse Thaçi e Veseli ta pranojnë në takim ministren Haxhiu, kur ajo me klithje bërtiste jeni kriminelë’’, ka thënë Syla.
Sot janë bërë 1 vit që kur Thaçi e tre ish-krerët e tjerë të UÇK’së janë marrë në Hagë.