Loading…

Pse po paditet KQZ’ja?

  • 06/12/2016 | 09:23

Pse po paditet KQZ’ja?

Nëntë këshilltarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës kanë hequr dorë nga postet, duke ua lëshuar vendin personave të tjerë bashkëpartiakë, brenda mandatit të fundit të kësaj përbërjeje të kuvendit, që ka nisur para 3 vjetësh.

Por, ndryshimi i fundit ka çuar para Prokurorisë Komisionin Qendror Zgjedhor, si organin që ka pranuar dhe i ka bërë të ligjshme këto ndryshime.

Nga LDK-ja janë ndërruar 4 herë anëtarët e KK-së së kryeqytetit, duke u zëvendësuar me të tjerë, dy herë janë ndërruar anëtarët e partisë që drejton Prishtinën lëvizjen Vetëvendosje, dy herë janë ndërruar edhe anëtarët e partisë tjetër të madhe opozitare-PDK si edhe është ndërruar edhe një anëtar i AKR-së, duke u zëvendësuar me një tjetër anëtar të kësaj partie, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, ndryshimi i fundit i bërë në KK, do ta dërgojë KQZ-në para organeve të drejtësisë, për shkak se VV-ja ka bërë padi, duke e quajtur të paligjshëm pranimin e ndërrimit të Lirjeta Rexhepit me Egzona Podvoricën. Ndërsa, ka pasur kritika se po u bëhet vendi anëtarëve të partive sipas dëshirës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë