Loading…

Pse vishemi shpesh me të zeza: Psikologu i modës shpjegon këtë

  • 01/08/2020 | 12:12

Pse vishemi shpesh me të zeza: Psikologu i modës shpjegon këtë

Një ngjyrë që kombinon me gjithçka, elegante dhe që nuk njeh kohë

Aktualisht hashtagu #allblackeverything (gjithçka e zezë) në Instagram, është i përdorur mbi 3 milionë herë.

Jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe për shumë stilistë dhe njerëz të fushës së modës, ka diçka ndryshe tek ngjyra e zezë që i bën të gjithë ta duan dhe ta veshin gjithmonë.

Këto janë disa nga arsyet pse e duam kaq shumë ngjyrën e zezë në veshje:

Psikologu i modës, Anabel Maldonado, thotë se një prej teorisë së tij për të zezën është se ngjyra e zezë është një “formë armatimi”. Ai e lidh përdorimin e shumtë të ngjyrës së zezë me mbajtjen e emocioneve negative.

Sipas psikologjisë së ngjyrave dhe një përcaktimi të përdorimit të ngjyrave bazuar me sjelljen njerëzore, e zeza ka cilësi të “mbrojtjes emocionale”. Ngjyra e zezë përfaqëson autoritetin, fuqinë dhe disiplinën dhe veshja me këtë ngjyrë është një mënyrë për të komunikuar një imazh autoritar.

Ngjyrat e errëta krijojnë një pengesë midis vetes dhe botës së jashtme, duke i mbajtur njerëzit larg dhe duke krijuar një zonë rehatie, duke fshehur dobësitë dhe pasiguritë. Ato funksionojnë si një mburojë për ata që kanë nevojë për të.

Sipas një studimi me 300 gra lidhur me preferencat e ngjyrave, personat me probleme ankthi kishin gjasa të zgjidhnin të zezën rreth 3 herë më shumë, shkruan Anabel.

Njerëzit që kanë tendencën të shqetësohen shpesh dhe kanë një natyrë melankolike ishin gjithashtu dy herë më të predispozuar të pranonin se vishnin ngjyrën e zezë më shumë se ngjyrat e tjera.

Sidoqoftë, jo gjithmonë përcaktimet e asaj që veshim apo ngjyrave që përdorim janë tregues të drejtpërdrejtë të asaj çfarë ne jemi, por shpesh veshja është një nga mënyrat me të cilat ne shprehim, ashtu si mundemi, botëkuptimin tonë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë