Loading…

Pseudoshkencëtari Ramadani: Pandemia u përdor për të kontrolluar njerëzit

  • 23/05/2020 | 22:02

Pseudoshkencëtari Ramadani: Pandemia u përdor për të kontrolluar njerëzit

Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka thënë se Pandemia e Covid-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit nga grupe të mëdha interesi. I këtij mendimi është aplikuesi i mjekësisë alternative i cili thotë se në asnjë moment nuk është izoluar, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë për ‘Top Channel’ Ramadani shpjegoi se ajo që po i vret vërtetë njerëzit nuk është në fakt virusi.

“Nuk ështëvirusi qëpo na vret, po një sistem i dobët imunitar që vjen nga kequshqyerja, stili I jetës I keqpërdorur dhe i ngarkuar duke bërë që Covid 19 të gjej hapësirë në këto trupa. Ky virus u aktivizua për shkak të propagandës dhe fokusit që I është dhënë në media. Në Amerikë vdesin 1500 vetë në ditë sipas CNN për shkak të kequshqyerjes dhe asnjëherë nuk u tha hajde të bëjmë një lockdoën (mbyllje). Grupet e interesit që qëndrojnë pas saj janë kompanitë farmaceutike, industritë ushqimore, flas për ato që prodhojnë junkfood. Dhe kjo propagandë detyroi njerëzit të fokuson të marrin gjithë rezervat ushqimore të këtyre kompanive farmaceutike dhe ushqimore, si rrjedhojë këto dy biznese u pastruan dhe lulëzuan. Gjithë kjo pandemi u përdor për të kontrolluar njerëzit dhe për të kufizuar liritë dhe të drejtat e njerëzve, ky është një eksperiment se si mundet një person të manipulohet për arsyet dhe qëllimet të grupeve të interesit, sipas mendimit tim. Frika është instrumenti më I mirëpër të arritur qëllime të shpejta, dhe kompani farmaceutike, pushteti etj e kanë përdorur frikën e njeriut për të arrit qëllimet e tyre”, ka pretenduar Ramadani./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë