Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e UEFA Champions League, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Paris Saint-Germain dhe Arsenal.
Ndeshja do të luhet në Budapest, me fillim nga ora 18:00. Ky orar ka ngjallur diskutime të shumta mes tifozëve, pasi për vite me radhë finalet e Champions League janë zhvilluar zakonisht në orën 21:00.
Megjithatë, pas vendimit të UEFA-s për ta zhvendosur ndeshjen në një orar më të hershëm, tifozët do të kenë mundësinë ta ndjekin finalen në një format ndryshe nga ai me të cilin janë mësuar.
PSG dhe Arsenali nuk janë përballur kurrë më parë në një finale evropiane.
Arsenali nuk e ka fituar asnjëherë Champions League, ndërsa PSG synon ta mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.
Mikel Arteta synon të bëhet trajneri që do t’i sjellë Arsenalit trofeun e parë të Champions League.