Loading…
PSG gati çmendurinë e radhës, 100 milionë funte për Wilfried Zaha
  • 25/08/2019 | 14:33

PSG gati çmendurinë e radhës, 100 milionë funte për Wilfried Zaha

Paris Saint-Germain e sheh furbollistin e Bregut të Fildishtë e Crystal Palace, Wifried Zaha, si pasues të yllit brazilian, Neymar Jr që ende nuk po i dihet fati, përveç se nuk e do askush në klub, transmeton Gazeta Metro.


Neymar ka deklaruar disa herë se dëshiron të largohet këtë verë nga Parc des Princes dhe drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat.

Braziliani qenë në qendër të një beteje transferimi midis Real Madridi dhe Barcelonës, por ofertat e gjigantëve spanjollë ende nuk kanë bindur sheikët e PSG’së.

Megjithatë, klubi nga Ligue 1 është pajtuar me largimin e Neymarit dhe e sheh Zahan si një zëvendësim i cili mund të emocionojë tifozët në rast se largohet braziliani.

Si rezultat, PSG e ka dërguar një delegacion në Londër për të parë nëse një marrëveshje mes dy klubeve është e mundur.

Sipas mediumit The Mirror, sheikët po përgatiten të nisin një ofertë prej 100 milionë funtesh apo 110 milionë euro për Wilfried Zaha nëse Neymar largohet këtë afat kalimtar.

Për sulmuesin interesim kishin shprehur edhe Arsenali dhe Chelsea, por afati kalimtar atje është mbyllur dhe një transferim ka dështuar, e Zaha raportohet të mos jetë i kënaqur në Crystal Palace./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë