Loading…
PSG gjen zëvendësuesin e Neymar: Nis bisedimet me Icardin
  • 14/08/2019 | 10:23

PSG gjen zëvendësuesin e Neymar: Nis bisedimet me Icardin

Paris Saint-Germaini është në bisedime për ta transferuar sulmuesin e Interit, Mauro Icardin, për ta zëvendësuar Neymarit i cili e do transferimin në PSG-së. Kjo gjë i shuan shpresat e Juventusit për ta shitur Paulo Dybalan në Francë.


Sipas Tuttomercatoweb dhe gazetarit Tancredi Palmeri, Mauro Icardi më në fund është duke e pranuar faktin se për të nuk ka vend në skuadrën e Interit, pasi që fanella e tij me numër nëntë iu dha Romelu Lukakus, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas ende nuk është i gatshëm t’i bashkohet Romës ose Napolit, ndërsa Interi po refuzon ta shesë atë te rivali i madh, Juventusi.

Pasi që afati kalimtar i verës është gjithnjë e më afër mbylljes, më 2 shtator, Icardi është i gatshëm ta shqyrtojë mundësinë e transferimin në klubet nga vendet e tjera, veçanërisht në Paris Saint-Germain.

Një transferim i tillë do të kishte efekt të dyfishtë pozitiv për zikaltrit, pasi që ata do t’ia bllokonin edhe Juventusit mundësinë për t’ua shitur kampionëve të Ligue 1 Paulo Dybalan.

Gjithçka varet nga Neymari, për të cilin mediat braziliane dhe spanjolle thonë se është shumë afër kthimit në Barcelonë, nga ku u largua para dy vjetëve për 222 milionë euro.

Çmimi i brazilianit është 220 milionë euro, mirëpo Barcelona dëshiron ta ulë këtë çmim duke i ofruar PSG-së edhe futbollistë. Oferta e katalonasve është para plus Philippe Coutinho dhe një lojtar tjetër, si për shembull Ivan Rakitic.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë mediat italiane presin që PSG-ja t’i investojë këto para për ta blerë qendërsulmuesin e Interit, Icardin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë