Loading…

PSG në telashe të mëdha para ndeshjes ndaj Realit: Mungojnë yjet e skuadrës

  • 16/09/2019 | 21:07

PSG në telashe të mëdha para ndeshjes ndaj Realit: Mungojnë yjet e skuadrës

Paris Saint-Germain është në telashe të mëdha para sfidës ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve fillon nesër(e martë), teksa Paris Saint-Germain dhe Real Madrid takohen të mërkuren.

Kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre për këtë sezon në Grupin A. Para kësaj sfide, PSG është në telashe të mëdha lidhur me lëndimet dhe do të mungojnë futbollistët kryesor.

Thomas Tuchel nuk do të këtë në dispozicion Mbappen, Daban, Kehrerin, Draxlerin e Cavanin për shkak të lëndimeve, teksa edhe Neymar do të mungojë për shkak të suspendimit.

Ndryshe, ndeshja mes PSG dhe Real Madridit zhvillohet në ‘Parc des Princes’ me fillim prej orës 21:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë