Sipas mediave franceze krerët e klubit parisienë PSG po e konsiderojnë shkëputjen e kontratës me yllin spanjoll që ende nuk është paraqitur në fushë për shkak të lëndimit, transmeton Gazeta Metro.
Mbrojtësi spanjoll nënshkroi me Paris Saint-Germain verës si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Real Madrid që refuzonte t’i plotësonte kërkesat për pagë futbollistit 5 vjeç.
Një lëndim në pulpë të Sergio Ramos e ka penguar atë të paraqitet në fushë që nga 5 maji kur Real Madrid u mposht nga Chelsea në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Raportet e pagës marramendëse të Ramos janë spekuluar mjaft por edhe hamendjet më modeste janë rreth 13.5 milionë euro pagë në vit, që do të thoshte se deri tani Ramos ka mbledhur rreth 4 milionë pa luajtur asnjë ndeshje që nga korriku.
Portali francez Le Parisien ka pretenduar se PSG është e gatshme të lejoj atë që të largohet nga klubi nëse problemet e tij me lëndime vazhdojnë. Ata tanimë konsiderojnë që nënshkrimi me të ishte gabim dhe se lëndimi i tij nuk është diçka e përkohshme.
Sergio Ramos ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej dy vitesh me kampionët francez që ishin agresiv në treg verës në ndjekje të titullit të më të mirit në Europë./gazetametro.net