Loading…

Publicistët kërkojnë veprim të shtetit

  • 18/11/2016 | 20:43

Publicistët kërkojnë veprim të shtetit

Gazetarë, publicistë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, të poshtënënshkruar, i bëjnë thirrje Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës për të vepruar sa më parë në rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit të cilin e quajnë të dyshimtë dhe e cilsojnë si jo kompetencë e shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Kjo thirrje vjen pas publikimit të autopsisë dhe vlerësimit të hetuesve se Dehari është vetëvrarë.

Sipas tyre të drejtat njerëzore të Deharit janë shkelur nga fakti se sistemi i drejtësisë nuk arriti të garantojë sigurinë e tij përderisa mbahej në qendrën e paraburgimit që i bie të jetë është shkelje e Nenit 2 të Konventës Europiane për Të drejtat e Njeriut (ECHR).

“Ne i bëjmë thirrje Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës që të hulumtojë në mënyrë serioze këto shkelje të bëra në qendrat e paraburgimit në Kosovë.

Lista e përkrahësve:

Adriatik Kelmendi – Gazetar Agon Maliqi – Publicist Agron Demi – Aktivist i shoqërisë civile Ardian Gola – Profesor Avni Zogiani – Aktivist i shoqërisë civile Ardiana Shala – Psikologe Besa Luzha – Aktiviste e shoqërisë civile Besa Luci – Publiciste Bekim Lumi – Artist Besa Neziri – Artiste Besa Shahni – Analiste Politike Dukagjin Pupovci- Ekspert i Arsimit Eli Gashi – Aktiviste e shoqërisë civile Eliza Hoxha – Arkitekte Flaka Surroi – Publiciste ETEA Florina Duli – Aktiviste e shoqërisë civile Grupi i Pavarur i Qytetarisë Aktive “Tjetërqysh” – Mitrovicë Ilir Bajri – Artist Igballe Rugova – Aktiviste e shoqërisë civile Imer Mushkolaj – Gazetar Ismet Kryezi – Aktivist i shoqërisë civile Instituti për Kritikë dhe Emancipim Jusuf Thaçi – Ekspert i arsimit Kosova’s Organization of Medical Students Klubi Politik i Studentëve Krenar Shala – Aktivistë i shoqërisë civile Linda Gusia – Profesoreshë Leonora Shabani – Bajraktari – Aktiviste e shoqërisë civile Lëvizja Studentore për Barazi: Studim Kritikë Veprim Luljeta Demolli – Aktiviste e shoqërisë civile Lumir Abdixhiku – Aktivist i shoqërisë civile Rilind Gërvalla – Gazetar Reforma Studentore Samir Potera – Media Shqipe Gjocaj – Aktiviste e shoqërisë civile Safete Rugova- Aktiviste e shoqërisë civile Paqja Studenti USPE.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë