Publicisti, Uk Lushi përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e definimit të kufirit final mes Serbisë dhe Kosovës. Siç shkruan Lushi, procesi i tillë tashmë ka filluar dhe në të janë të involvuara SHB’ja, Rusia dhe BE.
Publicisti shqiptaro-amerikan thotë se edhe Gjermania tashmë ka bërë një ‘kthim prej 145 shkallësh’ në qëndrimin e saj, ndërsa shton se Britania nuk mbetet e vetme në këtë punë përcjell Gazetametro.net.
‘Nga shtetet e fuqishme hezitime deri pardje kanë pasë Gjermania dhe Britania. Kancelarja Merkel ka bërë një kthim prej 145 shkallësh dhe është duke hapëruar drejt 180 shkallëve ndryshim qëndrimi prej pro-mosprekjes totale të kufijve nga ish-Jugosllavia. Britania nuk mbetet e vetme në këmbëngulje, e sidomos kur Amerika i grah një pune. Të dyja tash, Londra dhe Berlini, janë në rrjedha dhe në ecje e sipër të jenë fleksibile si SHBA, Rusia dhe BE-ja. Kosova nuk do të merr në jug të Serbisë krejt çka kujtojmë shumë nga ne ose serbët dhe as Serbia në veri të Kosovës krejt çka kujtojnë shumë nga serbët ose ne,’ ka shkruar Lushi.
Ndërkohë, i njëjti thotë se fundi i javës së parë të këtij shtatoti, do të nis shpërfaqjen e shumë pjesëve.
‘Si në çdo proces fillimi dihet, por zhvillimi dhe përfundimi nuk janë 100% të parashikueshme. Kur kryhet procesi i definimit kufitar, pas ca kohe, llogaritet që do të fillojë finalja kur dhe nëse piqen disa kushte për një proces tjetër më të madh, por mos të shkojmë tepër larg sepse e ardhmja nuk mund të dihet kurrë saktësisht. Fundi i javës së parë të këtij shtatori e nis shpërfaqjen e shumë pjesëve. Askush nuk mund të paraqesë diçka drejtvizore të këtij procesi, por që procesi ka lindur dhe është bebe kjo është e vërtetë,’ ka përfunduar ai.
Kjo deklaratë e sotme e kancelares gjermane shtroi një pyetje, nëse kjo do të thotë se Gjermania ka ndryshuar qëndrim në lidhje me ndryshimin e kufijve./Gazetametro.net