Loading…

Publikohen dëshmi se Milloshevic fshehu provat e krimeve në Kosovë

  • 31/01/2017 | 15:37

Publikohen dëshmi se Milloshevic fshehu provat e krimeve në Kosovë

Fondi për Ndihmë Humanitare ka prezantuar dokumentet mbi fshehjen e provave të krimeve të luftës të kryera në Kosovë prej marsit deri në qershor të vitit 1999, në të cilat përmenden 110 emra të cilët emërohen si përgjegjës.


Siç theksohet, Slobodan Milosevic’i i ka urdhëruar ministrit të atëhershëm të policisë Vlajko Stojiljkovic që të sanojë terrenin, në mënyrë që të evitojnë përgjegjësinë penale për krime lufte.

Në fshehjen e 940 kufomave në katër varreza masive apo djegien e tyre në tre lokacione, kanë marrë pjesë udhëheqësit e atëhershëm shtetëror dhe policor, pjesëtarët e mbrojtjes territoriale dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike.

Në Fond theksojnë se dosja është krijuar në bazë të dokumentacionit nga Gjykata e Hagës, Gjykatës vendore për krime lufte dhe nga burimet tjera dhe pohojnë se kanë arritur të zbulojnë pjesën më të madhe të skemës së fshehjes së krimeve, dhe se shteti mund të  zbulojë tërë sekretin.

Sipas hulumtimit të Fondit, edhe pse nga lista e 110 personave ka që janë ende aktivë në shoqëri, shumica e pjesëmarrësve në atë veprim gëzojnë ditët e qeta të pensionit./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë