Loading…

Publikohen pamjet nga kapja e 300 kg drogë që transportohej nga Shqipëria në Serbi

  • 27/01/2022 | 13:15

Publikohen pamjet nga kapja e 300 kg drogë që transportohej nga Shqipëria në Serbi

Policia në Serbi së fundi ka realizuar një operacion kundër narkotikëve.


Operacioni ishte realizuar në Tërnoc të Madh, ku sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd janë konfiskuar 300 kilogramë drogë.

Lënda narkotike theksohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Serbisë.

Anëtarët e Shërbimit Kundër Drogës në Serbi në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Nish, bëjnë me dije se nga ky operacion janë arrestuar pesë persona.

Sipas mediave serbe, në pranga kanë rënë EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953). Gjatë kontrollit u gjetën 87 pako me marihuanë, të përgatitura për shitje të mëtejshme.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. Më pas, ata do të dërgohen në prokurori.

E në media tashmë janë publikuar edhe disa video-incizimi gjatë kohës kur edhe po realizohej ky operacion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë