Loading…

Publikohen rezultatet e Testit të Maturës, këto janë rezultatet

  • 29/06/2022 | 17:50

Publikohen rezultatet e Testit të Maturës, këto janë rezultatet

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar sot rezultatet e Testit të Maturës, ku arritshmëria mesatare është 78.43 për qind.


Këtë vit testit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin, njofton MAShT.

Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 për qind, në gjuhën boshnjake 82.26 për qind dhe në gjuhën turke 93.94 për qind.

Ndërkaq, sipas lëndëve, arritshmëria në përqindje është:

-Gjuhë Shqipe – 63.8

-Gjuhë Angleze – 59.3

-Matematikë – 42.6

-Fizikë – 52.1

-Kimi – 52.3

-Biologji – 55.1

-Informatikë – 56.3

-Gjeografi – 47.4

-Histori – 42.2

-Sociologji – 39.8

-Psikologji – 39.6

-Ekonomi me ndërmarrësi – 36.8

-Edukatë qytetarë – 42.4

-Histori e artit – 37.4

-Teori e muzikës dhe harmoni – 58.2

-Gjuhë Boshnjake – 59.8

-Gjuhë turke – 48.2

Në ditën e testit ministria njofton se janë larguar 132 nxënës, prej të cilëve 115 nxënësve iu është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi në ditën e testit, iu është përsëritur testi.

“Për rreth 4700 nxënësit, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në këtë afat, si dhe për ata që nuk kanë hyrë fare në provim për arsye të ndryshme, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen Provimit të Maturës në afatin e gushtit, i cili është planifikuar të organizohet më 27 gusht 2022”, përfundon njoftimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë