Loading…
Publikohen xhirimet e fshehta: Ja si i kalonte ditët Julian Assange në ambasadë
  • 15/04/2019 | 13:08

Publikohen xhirimet e fshehta: Ja si i kalonte ditët Julian Assange në ambasadë

Janë publikuar xhirimet e kamerave të sigurisë nga ambasada e Ekuadorit, në të cilat shihet se si në atë përfaqësi në Londër i ka kaluar ditët themeluesi i ëikileaksit, Julian Assange, transmeton Gazeta Metro.

Në videon, të cilën e ka siguruar El Pais, Assange me veshje sportive në hapësirën në të cilën ka banuar tenton të ngasë skejtbordi. I zbathur, hipën në skejt, por pas çdo tentimi, e humbë baraspeshën dhe rrëzohet.

Ai po ashtu ka pasur vizita, në video shihet një grup njerëzish me janke, ndërsa Assange don të fotografojë njërin nga burrat, i cili përpiqet t’ia marrë kamerën. Supozohet të kenë qenë gazetarë, ndërsa Assange në fund bisedon me dikë më telefon mobil.

Nuk dihet se kur janë bërë këto xhirime, por gazeta thotë se i ka bërë kompania spanjolle për sigurim Undercover Global S.L,, e cila e ka ruajtur Assagen deri në vitin 2017.

Assange është arrestuar nga policia britanike, pas gati shtatë vitesh të kaluara në ambasadën e Ekuadorit në Londër./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë