Loading…

Publikohet aktgjykimi i plotë në rastin e dënimit të sulmuesve të Valon Sylës

  • 07/12/2023 | 11:53

Publikohet aktgjykimi i plotë në rastin e dënimit të sulmuesve të Valon Sylës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar aktgjykimin e plotë ndaj tre të dënuarve për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla.


“Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H  janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite për secilin veç e veç, se në bashkëkryerje kishin  kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor,  të akuzuarve  në dënimin e shqiptuar me burgim iu llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak,  prej datës 14 prill deri më datë 07 dhjetor 2023”, thuhet në njoftim.

“Të akuzuarve iu është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa obligohen që secili veç e veç të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë shumën prej dyqind (200) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € ta paguajnë për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit”, thuhet tutje në njoftim.

Aktgjykimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër tre tëakuzuarve L.D, K.H dhe O.H  se në bashkëkryerje kishin kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin l dhe nenin 31 të Kodit Penalm të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H  janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite për secilin veç e veç, se në bashkëkryerje kishin  kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor,  të akuzuarve  në dënimin e shqiptuar me burgim iu llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak,  prej datës 14 prill deri më datë 07 dhjetor 2023.

Të akuzuarve iu është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa obligohen që secili veç e veç të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë shumën prej dyqind (200) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € ta paguajnë për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit.

Gjykata ka refuzuar kërkesën pasurore juridike të të dëmtuarit V.S, pasi që gjykata nga të dhënat e grumbulluara në procedurë penale ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme  për vendosje  të plotë apo të pjesëshme të kërkesës pasurore juridike, andaj i dëmtuari V.S nga arsyet e lartëcekura për realizimin e kërkesës pasurore – juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H  janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse me datë 11.04.2023, rreth orës 23:00, në Prishtinë të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, kishin lënduar lehtë të dëmtuarin V.S, për shkak të një publikimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa, paraprakisht e përcjellin të dëmtuarin nga TV “T7” dhe që të tre e kishin sulmuar fizikisht me grushta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë